Gruaja e parë Gjenerale në Forcat e Armatosura Shqiptare

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar sot se ka firmosur propozimin për të graduar të parën gjenerale grua në radhët e Forcave të Armatosura. Kodheli ka zgjedhur tryezën e rrumbullaket me temë “Të drejtat e grave në Shqipëri” që po zhvillohet në Hotel Tirana International lidhur me diskutimin e rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara, që sot shënon 16 vjet nga miratimi i saj nga Kombet e Bashkuara për të deklaruar vendimin e marrë nga Ministria e Mbrojtjes.

Një vendim të cilin Kodheli e kishte paralajmëruar shpeshherë në takime të ndryshme me përfaqësues të FA-ve. “Sot, një femër ushtarake shqiptare punon si këshilltare për Forcat Speciale në Ministrinë e Mbrojtjes së Afganistanit. Nga hera e fundit që jemi takuar së bashku, gratë që na përfaqësojnë në shtabe dhe struktura ushtarake ndërkombëtare janë trefishuar vetëm për 6 muaj, ndërsa punojnë si drejtore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm gati dy herë më shumë se sa gjashtë muaj më parë. Falë një sistemi të kujdesshëm promovimi dhe përparimi në karrierë.

Ne kemi një plan të qartë të zbatimit të Rezolutës 1325 në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gratë në uniformë përbëjnë 14 përqind të gjithë efektivit ushtarak, duke pësuar një rritje të qënësishme gjatë tre viteve të fundit të mandatitqeverisjes sonë. Por nuk është vetëm rritja sasiore ajo që vlen për t’u përmendur, por dhe shtimi i numrit të grave në pozicione të larta drejtuese. Gjatë gradimit të fundit në Forcat e Armatosura, zhvilluar një muaj më parë, tridhjetë përqind e të graduarve kolonele janë gra. Dhe sot,pak përpara se të vija këtu, kam propozuar për gradim të parën grua gjenerale të Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mënyrë që propozimi i kësaj zonje, të mbajë këtë datë të veçantë të 31 tetorit, ditës kur Kombet e Bashkuara miratuan pikërisht Rezolutën 1325”, ka deklaruar Ministrja Kodheli në takim. Propozimi për të bërë një grua gjenerale në Forcën e Armatosur është padyshim një lajm i mirë për Shqipërinë, tani pjesë e Aleancës më të madhe politiko-ushtarake të kohës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa ka folur për rolin e grave në vemdimmarrje, Kodheli është është shprehur se nisma e Organizatës së Kombeve të Bashkuara pikërisht 16 vjet më parë, për të miratuar një rezolutë për pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave ka gjetur mbështetje të madhe në të gjitha vendet anëtare. “Qeveria shqiptare është një shembull i mirë sesi një e treta e kabinetit përbëhet nga gra profesioniste që mbajnë portofole nga më të rëndësishmet në qeverisje”, tha Ministrja e Mbrojtjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?