Gruaja e të riut që vrau nënë e bir: Nuk e dija se Kasëmi…
Vrasja e Olsit dhe nënës së tij, Salkie Hoxhallari, nga nusja dhe i dashuri i saj, ka tronditi Vlorën. Një muaj pas ngjarjes së rëndë, ku nënë e bir u vranë me hanxhar dhe më pas dhoma ku ishin trupat e pajetë u dogj, zbulon një krim që erdhi si shkak si xhelozisë.
Gruaja e 26-vjeçarit Kasëm Pirjasi, i akuzuar se vrau bashkë me Hysnien, vrau burrin e saj dhe vjehrrën, ka rrëfyer se jetojnë në kushte ekstreme varfërie në fshatin Strumë të Fierit. Ajo ka treguar nuk ka pasur dyshime për tradhtinë e të shoqit.
”Mezi jetojmë, na ndihmon familja ime. Kasemi ikën në Greqi herë pas here për të punuar. Unë nuk dija asgjë. Nuk kam pasur dyshime se mund të kishte lidhje tjetër”, ka thënë gruaja e tij.
Kasëmi, baba i dy vajzave ishte me origjinë nga Skrapari, por jetonte me familjen e nuses në fshatin Strumë të Fierit.
KOHA JONË SONDAZH

