Gruaja gjen të varur bashkëshortin shqiptar

Një 53-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së mikut të tij në Castelfidardo të Ankonas.

Shqiptari u gjet i pajetë nga gruaja e tij, mesditën e 20 gushtit rreth orës 13:00.

Mediat italiane raportojnë se burri kishte dalë në mëngjes nga shtëpia për të vizituar mikun e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo policia mori informacionin shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar çfarë ndodhi. Dyshimet e para janë për vetëvrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia dhe grupi hetimor ka marrë  në pyetje të njohurit dhe miqtë, për të parë nëse burri vuante nga depresioni apo probleme të veçanta.

Burri u gjet i varur ne një pemë në oborrin e asaj shtëpie.

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?