U hodh nga lartësia e pallatit, ndërron jetë gruaja 35-vjeçare dhe fëmija i saj i vogël

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku një grua 35-vjeçare u hodh nga pallati bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç.

Fëmija i vogël ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa gruaja ka ndërruar jetë në spital.

Sipas dëshmisë së banorëve në vendngjarje, gruaja është hedhur nga kati i pestë i një pallati, në të cilin nuk ishte banore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmitarët tregojnë se gruaja ka shfaqur fillimisht shenja jete, por ka ndërruar më pas jetë në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 35-vjeçaren të ndërmarrë një veprim të tillë. Ndërkaq, “blutë” nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen e rëndë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?