Gruaja hidhet nga kati i 9-të i pallatit, ndërron jetë rrugës për në spital
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit, ku sipas burimeve të policisë një grua është hedhur nga kati i 9-të i një pallati, por fatkeqësisht rrugës për në spital, ka ndërruar jetë.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.