Gruaja i futet në shtëpi të moshuarit për t’i parë filxhanin, por…

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një grua të komunitetit rom, pasi ka grabitur një banesë ku kishte shkuar të shikonte filxhan.

Sipas burimeve policore, një ditë më parë, më datë 12.09.2017, në Yzberisht, me anë të mashtrimit nga një shtetase rome, është vjedhur banesa e shtetasit H . L., 72 vjeç.

Ndërkohë bëhet e ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autores e cila akuzohet për veprat penale parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo grua ka shkuar si fallxhore dhe i është futur në shtëpi të moshuarit me pretendimin se do i shihte filxhanin. Por kur po i bënte kafenë, ka përfituar nga rasti dhe i ka vjedhur disa sende me vlerë dhe është larguar në drejtim të paditur”, sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?