Gruaja në Tiranë bën denoncimin e bujshëm: Linda binjakë, por më dhanë vetëm një
Enkela Hodo kërkon drejtësi për një ide të sajën. Por Prokuroria e Tiranës vendosi mos-fillimin e hetimeve mbi denoncimin e saj, e cila pretendoi se kishte sjellë në jetë dy fëmijë, por në krahë i dhanë vetëm vajzën.
Hodo u paraqit në polici katër vjet pasi u bë nënë, dhe duke u bazuar në kujtesën e saj kërkoi hetime bazuar në kujtesë sepse sipas saj ajo kishte dëgjuar edhe të qarat e një foshnje tjetër.
Prokurori i çështjes thotë se qëndrimi i nënës është i pambështetur në një akt mjekësor ndaj dhe çështja mbyllet. 44-vjeçarja e ka kundërshtuar këtë vendim këtu në gjykatën penale dhe beson se ka vend për hetime dhe se trupa gjyqësore duhet të urdhërojë akuzën për të kryer veprime shtesë.
Në fashikull rezulton se akuza ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e denoncueses, i cili sqaron se mbasi kishin bërë eko në 2019, ata nuk ishin sqaruar se sa fëmijë po prisnin.
Marrë nga Top Channel
KOHA JONË SONDAZH

