Gruaja pranon të kthehet te Trimi nga Lushnja

Edmonda pranon të kthehet tek Niko Trimi, bashkëshorti me të cilin ka tre vajza të mitura. 

Ashtu siç pritej, gjykata e Lushnjës e la me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje 26­-vjeçaren, e akuzuar për dhunim të të shoqit.

Kushti i vetëm është që ajo ndalohet të dalë jashtë vendit. 

Vetë gruaja e re ka pranuar që të kthehet në familje, por ka treguar një pjesë tjetër të historisë.

Sipas saj, dhunën e ka nisur i pari i shoqi 36­-vjeçar e më pas, ajo u detyrua që t’ia kthejë për t’u vetëmbrojtur.

Gjatë fjalës së tij në seancë, Niko Trimi edhe një herë konfirmoi se do ta falte gruan nëse ajo nuk fliste me miq në Facebook dhe nuk e rrihte. Por, e pyetur nga trupi gjykues, Edmonda ka thënë se ajo nuk ka ushtruar dhunë ndaj burrit. Sipas saj, ka qenë ai i pari që e ka provokuar dhe dhunuar dhe ajo thjesht është bërë pjesë e sherrit.

“Ai mund të thotë çfarë të dojë kur unë s’jam aty, por tani që jam unë e pranishme nuk mund të thotë që unë e rrah. Ai më ka rrahur mua disa herë dhe unë vetëm e kam gjuajtur për t’u mbrojtur. Edhe pse gjykata po më lë të lirë, unë kam frikë të shkoj në shtëpi sepse ai do të më dhunojë”, ishte reagimi i të arrestuarës.

Ajo u la të takonte edhe vajzat e saj të mitura, ndërsa pohoi se do të kthehej në banesë vetëm nëse gjykata i dilte garant që ajo nuk do të dhunohej.

SHKARKO APP