Gruaja rrëfen momentet e fundit të Papingjit: I binte çdo ditë flautit për të atin! Iku i përmbushur

Këtë të premte, familjarë, miq dhe të afërm të poetit dhe autorit Jorgo Papingji kryen homazhet për ”Mjeshtrin e Madh”. Tekst shkruesi i mijëra këngëve të dashura për shqiptarët në Festivalin e Këngës ishte në shtruar prej disa ditësh te Trauma në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai la pas pasuri të vyera për vendin.

Gruaja e tij Tatjana Papingji, tha se Jorgo e donte lirinë dhe iku i përmbushur. Jorgon e frymëzonte çdo gjë, thotë Tatjana, e ndërsa e përshkruan si baba të dashur e të përkushtuar. “Një baba shumë i dashur, nuk përzihej fare, nuk thonte kurrë jo. Sidomos kohët e fundit që u sëmur, donte përkujdes. Të gjithë u përkushtuam, unë djali, sepse vajza është jashtë. Ajo është mjeke neurologë, por nuk e ndihmonte dot me telefon”, rrëfen Tatjana.

Me dhimbje, Tatjana flet edhe për kohën kur Jorgo u sëmur. Djali ishte pika e dobët e tij, ndërsa tregon se djali i biente çdo ditë nga 2 orë fylleit për të atin. “Jorgo ka bërë një jetë shumë të bukur, nuk ka pishman ndonjë gjë, që iku pa bërë gjë, i realizoi të gjitha, familje, fëmijët. Dobësi kishte edhe për djalin. Është flautist, çdo ditë 2 orë i binte flautit, ia bënim si terapi. dëgjonte në heshtje sidomos kohët e fundit. djali e ndihmonte të ngrihej, ia kemi bërë të gjitha, por ne deshëm të pavdekshëm”, tha ajo.

Tatjana tregon edhe se po përgatit edhe një libër për Jorgo Papingjin. “Jorgo ka pasur një miqësi, atë çdo gjë e frymëzonte. Po të shohësh tekste janë sociale, për dashurinë, për grithe problemet që kishim ne. Po bëj një libër për Jorgon, ia kam mbaruar materialet, shihja gjithë tekstet e tij. Çdo tekst ishte një tregim”, tregon ajo.

SHKARKO APP