Gruaja shqiptare rrëmben djalin e shkon tek ISIS
Një grua shqiptare me banim në Lecco të Italisë, ka rrëmbyer djalin e saj dhe ka shkaur në Siri duke iu bashkuar xhihadistëve të ISIS.
Denoncimi është bërë nga bashkëshorti i gruas që në Itali ka lënë edhe dy vajza.
Vendimi i gruas shqiptare për të marrë këtë rrugë ishte nxitur nga premtimet për para nga ekstremistët myslimanë që jetojnë në Europë.
Nuk dihet ende identiteti i gruas që ka shkaur në Siri.
Ky nuk është rasti i parë kur shumë familjarë kanë udhëtuar për në Irak dhe Siri duke marrë me vete edhe fëmijët e tyre për t’i kthyer në terroristë, por është hera e parë që një grua merr me vete djalin duke lënë në shtëpi bashkëshortin i cili mesa duket nuk ka qenë dakord.
KOHA JONË SONDAZH

