Grumbuj mbeturinash në Erebarë të Maqellares, banorët: Bashkia është në dijeni, askush nuk ka ndërhyrë
Grumbujt e mbeturinave bien në sy buzë rrugës kryesore dhe mes pemëve të gjelbëruara të fshatit Erebarë të Maqellarës në Dibër.
Mbeturina dhe mbetje urbane, mund të gjenden lehtësisht edhe në pikat e tjera të fshatit.
Banorët shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë situatë, ndërsa zgjidhja e vetme është djegia.
“Shumë problem kemi, gjithë këto mbeturina kanë aromë të keqe,” thotë një banor.
“Probleme ka shumë këtu, mbeturinat janë këtu, rrugët janë mbushur plot,” thotë banori.
“I djegin, ja si i kanë djegur. Vetëm sëmundje ka,” thotë një e moshuar.
Ata thonë se rrezikohen nga sëmundje të ndryshme nga ndotja e madhe.
“Japin vetëm premtime dhe asgjë s’bëjnë,”thotë banori.
“Ku t’i çojmë, nuk kemi kosha,” thotë e moshuara.
Bashkia e Dibrës nuk ka ndërhyrë për këtë problematikë, pavarësisht shqetësimit të banorëve të zonës.
/Ora News