Grumbull tek ambasada shqiptare në Greqi, qytetarët: S’duhet të trajtohemi kështu (VIDEO)
Në rrjete sociale janë publikuar pamje nga radhët e krijuara para ambasadës shqiptare në Athinë, ku emigrantët janë paraqitur për të tërhequr mjetet e identifikimit. Një prej tyre ka filmuar çdo gjë, duke treguar radhën e personave që presin në diell dhe pa ruajtur distancën ndaj pandemisë së Covid-19.
Paçka se kjo situatë është denoncuar disa herë prej shqiptarëve që jetojnë në Greqi, ambasada nuk ka marrë asnjë masë për të mos e kthyer zyrën e pritjes së qytetarëve në një “çerdhe” të pandemisë.
”Shikoni ju lutem se çfarë heqin shqiptarët këtu në Greqi. Është gjendje tmerri! Shqiptarët nuk duhet të trajtohen kështu. Shikojeni çfarë ndodh. Shikoni masat e Covid-19, ja ky është shteti shqiptar. Presim me radhë të gjatë në këtë situatë të vështirë. Tani kjo është ideja. Shikoni dhe nga krahu tjetër. Presin njerëzit”.