Grumbullimi i qytetarëve në tregje, Rama kërkesë Veliajt: Tezgat do të ndahen në distanca
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe jo vetëm por të gjithë kryebashkiakëve në Shqipëria që ku ka tregje ushqimore tezgat duhet të ndahen.
Nga nesër shprehet kryeministri ky problem do të zgjidhet dhe tezgat me ushqime do të jenë të ndara në distancë të barazlarguara.
”Secili duhet të ketë lejen në telefon që ta shohë Policia. I kam kërkuar kryebashkiakut të Tiranës që nga ky moment deri nesër të mundësojë ndarjen e tezgave në distanca dhe pazari të bëhet pa u detyruar për tu bërë të gjithë aty. Nga dita e nesërme ky ndryshim do të bëhet dhe nga e hëna do të bëhet e tillë. Për tregje në qyteteja kam kërkuar kryebashkiakëve.”- tha Rama.