“Grumbullohuni, vareni qenin! Halla e 8-vjeçarit mbledh firmat në qendër të Fierit. Babai u bën thirrje qytetarëve të ngrihen
Pas dhënies së masës së sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Fierit për Klodian Çalamani, familjarët e 8-vjeçarit të ekzekutuar prej tij janë grumbulluar në qendër të qytetit, ku kërkojnë ekzekutimin e autorit të krimit.
Babai i Mateos u kërkon qytetarëve që të grihen për këtë ngjarje, në mënyrë që të mos përsëritet më. Familjarë të afërm dhe qytetarë kanë bllokuar rrugën në formë proteste marshim dhe po kërkojnë nga drejtues të automjeteve dhe qytetarë në qendër të qytetit firmat për peticionin e tyre për të kërkuar dënimin me vdekje për Klodian Çalamanin.
“Grumbullohuni”, dëgjohet të thërrasë babai i vogëlushit.
“Grumbullohuni, vareni qenin vareni. Këtu ta shhohim”- shprehet një qytetar.
Ndërkohë që tezja e 8-vjeçarit ka filluar mbledhjen e firmave të qytetarëve për rikthimin e dënimit me vdekje.