Grupe kriminale kanë salla operative, i zbardhin ngjarjet kriminale më shpejt se organet ligjzbatuese

Krimi i organizuar në Shqipëri po sofistifikohet kaq shumë, aqsa ka tejkaluar edhe policinë e shtetit dhe sherbimet e specializuara.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se policia duhet të ndjekë një strategji tjetër për gjurmimin e grupeve kriminale. Ai tha se nuk duhet të shkohet menjëherë në të arrestuar pa pasur prova e fakte, por fillimisht të grumbullohen të gjithët të dhënat e më pas të veprohet.

“Në të gjithë botën kur nis arrestimet pas një ngjarje aty vihet kurora e suksesit e lavdisë të këtyre incituioneve dhe thuhet se gjithçka mori fund, ndërsa gjykimi është formalitet. Ne nuk mund të vazhdojmë me shkollën e sovjetëve që e merr njëherë në qeli dhe me pas ndërton provat rrugës. Janë bërë kurse, janë harxhuar miliarda për profesionalizmin e këtyre njerëzve dhe ajo që kemi diskutuar është boll më me këto eksperienca. Nëse nisesh me prova të dyshimta, me disa para në xhep e nisesh për të prishur me veprimet e tua një skenë krimi të gjitha këto të çojnë që ta kesh si parakusht këtë për të prishur gjithçka”, tha Karamuça.

Karamuço më tej dha deklaratën e fortë ku tha se grupe kriminale në Shqipëri, kryesisht me shtrirje në veri të Shqipërisë, kanë salla operative të cilat janë në gjendje të zbardhin më shpejt vrasjet se sa organet ligjzbatuese.

“Disa organizata kriminale kanë salla operative ku këta mbledhin informacion më shpejt se kush e kreu vrasjen se sa organet ligjzbatuese”, përfundoi eksperti.

SHKARKO APP