Grupet islamike djegin pemën e Krishtlindjeve

Qindra protestues dolën në rrugë në zonat e krishtera të Damaskut (Siri) pas djegies së një peme të Krishtlindjes në qytetin Hama në Sirinë qendrore. Demonstruesit brohoritën parulla për mbrojtjen e të drejtave të krishterëve dhe marshuan drejt selisë së Patriarkanës Ortodokse.

“Nëse nuk na lejohet të jetojmë besimin tonë të krishterë në vendin tonë, siç kemi bërë më parë, atëherë nuk i përkasim më këtij vendi” – tha një protestues. Protestat shpërthyen pas publikimit të një videoje që tregonte luftëtarët islamik me kapuç duke i vënë zjarrin një peme të Krishtlindjes në qytetin me shumicë të krishterë të Suqaylabiyah.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftëtarët ishin të huaj nga grupi islamik Ansar al-Tawhid. Një udhëheqës fetar nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) që qeveris vendin premtoi dënim për autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?