”Grupi Alibeaj” dorëzon 14 amendamente në Kuvend: Në fokus tryeza e ngrënies për familjet shqiptare

Edhe grupi i Enkelejd Alibeajt në PD, ka dorëzuar 14 amendamente për buxhetin e vitit 2023, ku në fokus ishte kriza e të ardhurave dhe tryeza e ngrënies së familje. Në 23 amendamentet e propozuara nga Sali Berisha, ai ka përfshirë edhe amendamentet grupit tjetër të PD-së të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Sipas njoftimit të kreut të grupit parlamentar të PD-së në qendër të amendamenteve ka qenë familja shqiptare dhe prekja e saj nga kriza.

Njoftimi i plotë

Partia Demokratike ka dorëzuar 14 amendamente në Kuvendin e Shqipërisë për t’u diskutuar ditën e nesërme. Në qendër të amendamenteve kanë qenë familja shqiptare dhe prekja e saj nga kriza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëvizja e grupit të PD në Parlament vjen pasi para disa javësh u diskutua në Kuvend Buxheti i shtetit në të cilin Rama vendosi që t’i sulmonte personalisht deputetët e opozitës dhe jo të ballafaqohej me to me argumente. Gjatë debatit mbi 23 orë në kuvendin e Shqipërisë për buxhetin në parim, opozita argumentoi se buxheti nuk përmbush aspak nevojat e familjeve shqiptare në kohë krize që pritet të prekë xhepat e shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Amendamentet e dorëzuar deri në orën 10 të ditës së sotme kanë në foksus familjet shqiptare dhe tryezën e bukës së familjeve shqiptare. Siç edhe parashikimet e FMN dhe Bankës Botërore tregojnë, vendi jonë do të goditet nga kriza ekonomike dhe inflacioni pritet që t ëshkojë në 6% për vitin aktual ndërsa rritja ekonoike e vitit të ardhshëm do të jetë më e ulëta në rajon.

Shporta e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike duket se ka goditjen më të rëndë duke shkuar deri në 30% rritje për disa produkte të shportës. Çmimi i bulmetit është rritur, ndërkohë që shqiptarët po preken nga kriza ndërsa 30% e qytetarëve, sipas BB, jetojnë nën 5 USD/ditë.

Duke apsur parasysh që Shqipëria është një nga vendet me fuqinë blerëse më të ulët fokusi i amendamenteve ka qenë ulja e taksave dhe presioni fiskal nga një krah dhe nga ana tjetër rritja e subvencioneve shtetërore për kategoritë në nevojë, shprehet një burim pranë grupit parlamentar të PD.

Fokus kanë pasur gjithashtu edhe shtresat e mbështetura nga PD, si të përndjekurit politikë gjatë periudhës së komunizmit. Burimi shprehet se opozita ka dorëzuar amendamente që i ndihmon dhe ata ndërkohë që është fokusuar dhe në shtresat e tjera.

Sipas amendamenteve, burimi i të ardhurave për qeverinë shqiptare mund të jetë thesi i miliardave që shpenzohen për projektet jo fizibël si PPP-të që janë kritikuar përherë nga FMN dhe Banka Botërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?