Grupi i Rithemelimit njofton policinë për protestën, Muçollari: Do të jetë paqësore

Edhe pak momente nga ndajnë nga nisja e protestës së thirrur nga Grupi i Rithemelimit të PD-së kundër takimit në kuadër të nismës ”Open Balkan” në Tiranë. Sali Berisha është kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Grigels Muçollari, sekretari ende në detyrë i FRPD-së i cili është një nga organizatorët e protestës, tha se sot do të mbahet një protestë paqësore. Po ashtu ai nënvizoi se do të protestojnë kundër për aferat e inceneratorëve dhe kundër paktit Rama-Vuçiç.

”Në lidhje me protestën e thirrur nga PD për aferën e inceneratorit dhe për ti thënë stop marrëveshjes Rama-Vuçiç. Komisioni i përkohshme i PDSH, me logo dhe vulën e re të PD-së, merr lejë për protestën. Kjo do jetë një protestë e lirë, njerëzit do të kenë të drejtën e tyre, të mbajnë çfarëdo pankarte të duan. Fton të gjithë shqiptarët të protestëjnë dhe për aferat e inceneratorëve dhe kundër paktit Rama-Vuçiç. Është një protestë paqësore dhe ftojmë qytetarë që t’i bashkohen”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?