Grupi i Shullazit, garant i turqve të drogës

Një sasi e papërcaktuar droge është siguruar në Turqi dhe se për transportimin e saj në Shqipëri, mendohet se janë gjetur dhe korrierët. Sipas policisë vetë trafikantët turq kanë marrë përsipër të sigurojnë lëndën narkotike dhe ta transportojnë atë në Kosovë dhe më pas në Shqipëri.

Dhe për të vënë në vijë punët, dy shtetas turq Iliaz Er dhe Ali Sahin kanë mbërritur në Shqipëri në muajin janar 2016, ku kanë rënë në kontakt me disa shtetas shqiptarë pjesë e grupit të Shullazit, të cilët sipas policisë kanë bërë të mundur dhe akomodimin e tyre në hotel, raporton Shqiptarja.com.

Informacionet e agjentëve të policisë dhe SHISH tregojnë të dhëna për një trafik të drogës dhe se për këtë gjë, në raportet e informacionit evidentohen dhe emrat konkretë se kush është pjesë e këtij grupi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?