Grupi i tifozëve të Tironës i drejtohen Mero Bazes: Thuaj të vertetën e takimit tonë me Presidentin!
Botuesi Mero Baze publikoi sot një lajm “sensacional” ku zbulonte se kreu i shtetit darkonte në një lokal të Tiranës. Sipas botuesit, Baze presidenti ishte duke shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjet, sepse po hante darkë me anëtarë të shtabeve politike.
Në fakt, takimi i “paligjshëm” rezulton të jetë zhvilluar nga Grupi i Tifozëve të Tironës. Në një reagim në rrjetet sociale, të rinjtë e këtij grupi i janë përgjigjur gazetarit me ironi dhe sarkazmë, duke e ftuar dhe atë që të jetë pjesë e tavolinave të tifozëve të ekipit të njohur të kryeqytetit. “Presidenti Meta, ka qenë i ftuar si një qytetar i thjeshtë jashtë detyrës së tij institucionale, për të treguar dhe ne mirëpritjen tonë, ftojmë dhe zotin Baze të jetë pjesë e ndonjë prej tavolinave tona”,- thuhet në reagimin e “Grupit të Tifozëve të Tironës”.
Reagimi i “Grupit të Tifozëve të Tironës”
Në përgjigje të shpifjeve të përsëritura nga zoti Mero Baze, e vejmë në dijeni se ‘Grupi i Tifozëve të Tironës’, mirëpriti sipas traditës të Sofrës së Tironës mikun e Tij më të mirë Ilir Meta.
Pa dashur të bëjmë asnjë insinuatë dhe të propagandojmë kundër partive të ndryshme politike, asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka qenë apo është pjesë e një force politike.
Presidenti Meta, ka qenë i ftuar si një qytetar i thjeshtë jashtë detyrës së tij institucionale, për të treguar dhe ne mirëpritjen tonë, ftojmë dhe zotin Baze të jetë pjesë e ndonjë prej tavolinave tona.
‘Grupi i Tifozëve të Tironës’ nuk bie pre e një lajmi të rremë por e harmonisë dhe e shoqërisë dhe zemrës së madhe Tironse.
KOHA JONË SONDAZH

