Grupi Wagner: Prigozhin është vrarë nga tradhtarët
Grupi Wagner ka konfirmuar vdekjen e Yevgeny Prigozhin. “Kreu i grupit Wagner heroi dhe patrioti i vërtetë i Rusisë, Yevgeny Prigozhin, vdiq për shkak të veprimeve të tradhtarëve të Rusisë. Por edhe në ferr ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë”,-shkruan Grupi Wagner në Telegram.
Në avionin që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Në aeroplan po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Wagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin.
Ka një mister që e mbulon të gjithë ngjarjen, dyshim i cili rritet duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën reagoi Rosaviatsiya, Autoriteti i Aviacionit Rus, i cili lëshoi një deklarate që konfirmonte se emri i Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të avionit që në minutat e para pas ngjarjes
Shefi i Wagner udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë më të lartë të Rusisë në qershor dhe u përshkrua në atë kohë nga Vladimir Putin si një “tradhtar”. Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje. Prigozhin u pa për herë të fundit në një video dje që duket se ishte bërë në Afrikë. Prigozhin themeloi grupin mercenar Wagner, i cili ka qenë aktiv në konflikte dhe Afrikë dhe Lindjen e Mesme, dhe luftoi përkrah rusëve në Ukrainë.