Grupimi ”Djathtas 1912”, Berisha: Në darkë dalin nga Kryeministria, pastaj bëjnë opozitën e opozitës

Sali Berisha ka sulmuar deputetët që u larguan dhe krijuan parti të re, ”Djathtas 1912”. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet edhe për krijimin e partive të reja, ndërsa deklaroi se “në darkë dalin nga Kryeministria dhe dhe shkojnë nëpër studio bëjnë opozitën e opozitës”. Berisha tha më tej se bashkohet me të gjithë ata që janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën.

”Së pari, në një sistem pluralist krijimi i partive është një e drejtë kushtetuese, por kur krijojnë parti ata që në darkë dalin nga kryeministria dhe shkojnë nëpër studio televizive për të bërë opozitën e opozitës, sigurisht është e dhimbshme. Por shqiptarët janë të mençur, dinë të mos orientohen.

Ne bashkohemi me gjithë ata të cilët janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën. Besoj se, çdo njeri që i dhimbset ky vend, kur konstaton se nga viti 2014-2022, pa llogaritur 2023-2024, janë larguar për vetëm në vendet e BE 930 mijë shqiptarë që gjumi nuk i ze për t’i bërë një betejë sa më të ashpër kësaj qeverie”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?