“Grupimi i tretë në PD”, Alban Daci: Ose do mbeten brenda PD, ose…
Analisti Alban Daci i ftuar në Euronews Albania foli për zgjedhjet që priten të mbahen më 29 korrik në Partinë Demokratike.
Ai tha se tashmë duket sikur mes demokratëve po krijohet edhe një grupim i tretë, të cilët kanë dy mundësi, ose do i bashkohen Partisë Demokratike, ose do i bashkohen pjesës tjetër, por nga të dyja anët duket se mudnësitë për karrierë politike janë të zëna.
“Këta kanë dy mundësi, të qëndrojnë te Partia Demokratike dhe t’i dedikohen tërësisht partisë Demokratike, të shkojnë te grupimi tjetër dhe të vazhdojnë nëse ka mundësi dhe hapësirë për të bërë karrierë politike, por mesa di unë grupimi tjetër është i blinduar me struktura dhe pozicione e asnjë nga ata nuk ka ndër mend të largohet”,-tha Alban Daci