Grushta para bankës së Shqipërisë nga një femër ndaj një burri
Një “ndeshje boksi” ka ndodhur dje para Bankës së Shqipërisë, me lojtarë jo aq të zakonshëm.
28-vjeçarja nga Tirana, Blerina Shpata, ka goditur me grushta një burrë me iniciale M.A. për t’i marrë çelësat e makinës, duket për të larë ca hesape të vjetra. Duke qënë se viktima është kundërpërgjigjur me grushta, Shpatës i ka ardhur në ndihmë 25-vjeçari Indrit F.
Policia i ka vënë menjëherë prangat vajzës dhe ka nisur hetimin ndaj bashkëpunëtorit të saj sepse, siç njoftoi, “në bashkëpunim me njëri tjetrin, me vetëgjyqësi, kanë goditur me grusht, duke i marrë çelsat e mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasit M. A. “
Mbi ta rëndojnë akuzat e parashikuar nga Nenet 25, 277, 89 e 134 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

