Gupi: Partitë e vogla duhet të jenë pjesë e reformave
Avokati Marsid Gupi thotë se partitë e vogla në Parlament nuk janë në bashkëqeverisje.
“Unë nuk merrem me kush bën oponencën apo kush bën opozitën e opozitës. Unë shikoj që nuk janë në bashkëqeverisje. Nuk kam parë unë që Redi Muçi ose Ana Dajko ose Erald Kapri të jenë në ndonjë post qeveritar. Këtu është problemi, sepse ne nuk flasim me standarde, por me interesa.
Për sa kohë luhet kjo loja e interesave, nuk ke besueshmëri. Sepse fryma e re politike që pritet të krijohet nëse duam të kemi rotacion është që ata të ndërmarrin iniciativa për interesin e të gjithëve, jo vetëm për interesin e vet. Se po të jetë për interesin e vetes, ja ku është modeli, këtë model ka Edi Rama. Sa mbarojnë zgjedhjet, nisin direktivat sikur do ketë zgjedhje të nesërmen sërish. Emërohen drejtorët në varësi të votave që sjellin, emërohen ministrat në varësi të zonave që kanë në patronazhim”, tha Gupi.
KOHA JONË SONDAZH

