Gurakuqi: Rama ka prishur balancën elektorale, Shqipëria e veriut e diskriminuar
Pavarësisht se është arritur një marrëveshje për disa pika të reformës zgjedhore, palët në Këshillin Politik qëndrojnë të ndarë përsa i përket zgjedhjeve të anëtarëve të KQZ-së.
Ndërkohë PD pritet të çojë ditën e nesërme (24 qershor) ne tryezën e Këshillit Politik propozimin e tretë për formulën e përzgjedhjes së tyre.
Por ish deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi thotë se kryeministri Rama do të bëjë gjithçka të jetë e mundur për të mos lejuar këtë reformë.
I ftuar në RTV Ora, ai thotë se Rama ka prishur balancën elektorale në vend ku ka diskriminuar edhe Shqipërinë e Veriut.
Gurakuqi: Për sa kohë Rama të jetë kryeministër ai do të bëjë gjithçka për të penguar reformën zgjedhore dhe ndrishimin e kodit elektoral. Edhe korigjimin e ndarjes anti kombëtare administrative të realizuar nga ekipi i tij qeverisës. Ka prishur balancën elektorale të Shqipërisë. Ka diskriminuar në mënyrën më të paskrupullt Shqipërinë e Veriut. Ky është veprimi më antikombëtar që ka bërë ai. Çmontimi i Shqipërisë tradicionale që është i përbërë nga disa kyreqendra ku ka qenë e përqëndruar vendi. Si kryeqendra të administratës. Rasti më i fundit ishte heqja e drejtorive governative nga kryeqendra e veriut Shkodra dhe spostimi i tyre në Lezhë. Tregon një pazotësi dhe një mendje djallëzore që ka prishur të gjitha balancat, përfaqësinë dhe e ka çuar Shqipërinë në një prishje të konventave kushtetuese.
Ndërsa Shqipëria ndodhet përballë 15 kushteve të vendosura nga BE për procesin e integrimit, Gurakuqi shprehet se qeveria aktuale e ka mërzitur Europën.
Kjo sepse, sipas tij, kjo qeveri ka 7 vite që ka dështuar të plotësojë disa detyra të konsideruara të thjeshta.
Gurakuqi: Kemi ndërruar shumë ministra të brendshëm se kanë rezultuar jo të pastër. Do mjaftonte vetëm ministri i parë që Edi Rama të shkonte në burg. Është i nevojshëm një rikonceptim total i çdo gjëje që klasa e re politike që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve të cilat do të duheshin bërë përmes një qeverie tranzitore të gjithë talenteve. Pra një ekip intelektualësh që do të barazpeshonte Shqipërinë dhe do të kryente disa detyra të thjeshta. Shqipëria e ka mërzitur Europën. Janë disa detyra shumë të thjeshta. Ky ka 7 vite e gjysmë që nuk vendos rendin publik në vend dhe ky është një turp për gjithësecilin prej tyre që mendojnë se kanë ligjin në dorë dhe përfaqësojnë fytyrën e rendit në Shqipëri dhe nuk kryejnë detyrën që kanë karshi shtetasve të vetë. Është një situatë e amullt dhe depresioni që askush nuk ja ka borxh Edi Ramës.