Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 06:34 Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive Presidenti i SHBA-së, Trump, i cili është takuar tre herë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë mandatit të tij të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gurakuqi: Rama ka prishur balancën elektorale, Shqipëria e veriut e diskriminuar

Aktualitet E martë, 23 Qershor 2020 17:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pavarësisht se është arritur një marrëveshje për disa pika të reformës zgjedhore, palët në Këshillin Politik qëndrojnë të ndarë përsa i përket zgjedhjeve të anëtarëve të KQZ-së.

Ndërkohë PD pritet të çojë ditën e nesërme (24 qershor) ne tryezën e Këshillit Politik propozimin e tretë për formulën e përzgjedhjes së tyre.

Por ish deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi thotë se kryeministri Rama do të bëjë gjithçka të jetë e mundur për të mos lejuar këtë reformë.

I ftuar në RTV Ora, ai thotë se Rama ka prishur balancën elektorale në vend ku ka diskriminuar edhe Shqipërinë e Veriut.

Gurakuqi: Për sa kohë Rama të jetë kryeministër ai do të bëjë gjithçka për të penguar reformën zgjedhore dhe ndrishimin e kodit elektoral. Edhe korigjimin e ndarjes anti kombëtare administrative të realizuar nga ekipi i tij qeverisës. Ka prishur balancën elektorale të Shqipërisë. Ka diskriminuar në mënyrën më të paskrupullt Shqipërinë e Veriut. Ky është veprimi më antikombëtar që ka bërë ai. Çmontimi i Shqipërisë tradicionale që është i përbërë nga disa kyreqendra ku ka qenë e përqëndruar vendi. Si kryeqendra të administratës. Rasti më i fundit ishte heqja e drejtorive governative nga kryeqendra e veriut Shkodra dhe spostimi i tyre në Lezhë. Tregon një pazotësi dhe një mendje djallëzore që ka prishur të gjitha balancat, përfaqësinë dhe e ka çuar Shqipërinë në një prishje të konventave kushtetuese.

Mund t'ju interesojë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 28 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 57 minutash
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 59 minutash

Ndërsa Shqipëria ndodhet përballë 15 kushteve të vendosura nga BE për procesin e integrimit, Gurakuqi shprehet se qeveria aktuale e ka mërzitur Europën.

Kjo sepse, sipas tij, kjo qeveri ka 7 vite që ka dështuar të plotësojë disa detyra të konsideruara të thjeshta.

Gurakuqi: Kemi ndërruar shumë ministra të brendshëm se kanë rezultuar jo të pastër. Do mjaftonte vetëm ministri i parë që Edi Rama të shkonte në burg. Është i nevojshëm një rikonceptim total i çdo gjëje që klasa e re politike që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve të cilat do të duheshin bërë përmes një qeverie tranzitore të gjithë talenteve. Pra një ekip intelektualësh që do të barazpeshonte Shqipërinë dhe do të kryente disa detyra të thjeshta. Shqipëria e ka mërzitur Europën. Janë disa detyra shumë të thjeshta. Ky ka 7 vite e gjysmë që nuk vendos rendin publik në vend dhe ky është një turp për gjithësecilin prej tyre që mendojnë se kanë ligjin në dorë dhe përfaqësojnë fytyrën e rendit në Shqipëri dhe nuk kryejnë detyrën që kanë karshi shtetasve të vetë. Është një situatë e amullt dhe depresioni që askush nuk ja ka borxh Edi Ramës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

PDRomeo Gurakuqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 26 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 27 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 28 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026
Para 44 minutash

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 10 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 16 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

4 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.