Gurra: Qëndrimi në Al-Hol ngurtësoi fëmijët, le të jetë ky një mësim për të gjithë shqiptarët
Ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i ftuar në studion e Ora News, përballë gazetares Matilda Mcini, foli për rikthimin nga kampi famëkeq Al-Hol, për në vendin tonë, të 4 fëmijëve dhe një gruaje. Përveç lajmit të gëzuar të këtij riatdhesimi, Gurra foli për shndërrimin që ka shkaktuar tek fëmijët sidomos, jetesa në një kamp të tillë.
Gurra: Unë mendoj që është një moment deçiziv, pa ekzagjerime, fillimi i riatdhesimit, i fëmijëve, i engjëjev, nga një kamp i ferrit. Është shumë i rëndësishëm rikthimi sidomos i të gjithë fëmijëve dhe grave. Ndoshta të thuash moment historik është shumë, por në vendin tonë nuk kemi pasur ndonjë rast më herët të marrjes me pahir të fëmijëve dhe grave , të merren e të dërgohen në një vend tjetër, aq më keq në emër të një religjino dhe aq më keq pastaj për çlirimin në emër të Xhihadit të një populli tjetër.
Besoj të gjithë e keni parë përqafimin e Endri Dumanit me nënën e tij. Ishte shumë i dhimbshëm. Ishte shndërruar në një fëmijë të ngrirë, paçka se dashuria më e madhe në botë, e njeriut me njeriun, është ajo për nënën. Kjo shtangje është vetëm realiteti që ka përjetuar për aq vite në ato kampe famëkeqe. Janë pasojat e një realiteti aq të zi edhe të dhimbshëm që kanë parë atje. Kush fëmijë nuk do ta përqafonte nënën, por do të qëndronte i ngrirë para saj.
Për Gurrën, gjithë kjo histori disavjeçare duhet të vlejë si një mësim për shqiptarët, që të mos bien më pre e gabimeve të tilla.
Gurra: Mbase gaboj, por koha do të më japë të drejtë. Ky është një mësim aq i vyer dhe aq i dhimbshëm për shqiptarët, të cilët u mashtruan, u indoktrinuan dhe u dërguan për të çliruar Sirinë, dhe ajo çafrë prodhoi ishte kjo që po ndodh këto kohë. Lusim të madhin Zot që të kthehen 51 fëmijët edhe gratë.
Qëndrimi i gjatë atje, sigurisht nuk po flas për moshën e Endrit, por për mosha më të mëdha. Moshat mbi 10 vjeç nuk mund të përjashtohen asnjëherë, sepse atje nuk ka asnjë organizëm shtetëror. Sigurisht që qëndrimi gjatë atje çon edhe në krijimin e një lloj të forti, kur del përballë këtyre shtetasve të huaj. Nëse dikush që sapo ka kaluar mopshën minorene, do të qëndrojë 4 apo 5 vjet atje, sigurisht që ata i përgatisin për luftëtarë të ardhshëm.