Grusht shteti Nr. 2 në Turqi/ Gylen: Janë thashetheme

Fethullah Gylen ka reaguar në lidhje me lajmet e medive për një tentativë të dytë për grusht shteti në Turqi. Ai thotë se mesazhe të tilla janë të pabaza.

“Edhe një herë, mediat turke, nën kontrollin e qeverisë apo presionit të qeverisë, po qarkullojnë thashetheme të tmerrshme, këtë herë në lidhje me një përpjekje të supozuar për një tentativë të dytë për grusht shteti, gjoja të përgatitur nga simpatizantët e mi me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Thashetheme të tilla janë të pabaza dhe të papërgjegjshme”,- deklaron Gylen.

Në mesazhin e shpërndarë nga faqja e fondacionit që ai drejton, Gylen shpreh bindjen se ndryshimi i situatës nuk mund të arrihet me grushte shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si një nga viktimat e katër grushteve ushtarake në të kaluarën, ritheksoj bindjen time të plotë se demokracia nuk mund të arrihet dhe nuk mund të mbrohet përmes ndërhyrjeve ushtarake. Edhe nëse udhëheqësit politikë të zgjedhur më përpjekin mua personalisht dhe mbështetësit apo simpatizantët e lëvizjes Hizmet duke shkelur të drejtat themelore të njeriut, unë kurrë nuk miratoj largimin e tyre nga pushteti me mjete dhe mënyra anti demokratike”,- thotë Gylen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emër të lëvizjes që ai përfaqëson, Gylen thotë se “Dënon fuqishëm çdo përpjekje për të më portretizuar mua si arkitektin e tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut, pavarësisht nga fakt se kam dënuar atë pa asnjë ekuivok, ndërsa ajo ishte në zhvillim e sipër dhe në mënyrë të përsëritur dhe në mënyrë të qartë kanë mohuar kategorikisht të kem patur ndonjë rol në tentativën për grushtin e shtetit. Nëse individë të caktuar, të cilë shfaqen si simpatizantë dhe mbështetës të lëvizjes Hizmet, rezultojnë të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti, ata tradhëtojnë idealet e mia dhe duhet të përballen me drejtësinë. Personalisht besoj se thashethemet dhe zërat për një përpjekje të dytë për grusht shteti që qarkullojnë në mediat turke, kanë si qëllim që të mashtrojnë qytetarët tanë, dhe në mënyrë të veçantë kanë për qëllim që t’i armiqsojnë ata kundër pjesëmarrësve Hizmet. Tashmë, deklaratat e publikuara në media nga individë të papërgjegjshëm, të cilët kërkojnë burgosurjen e simpatizantëve dhe mbështetësve të lëvizjes, janë në kuadër të përgatitjes së terrenit për të përndjekur simpatizantët e lëvizjes dhe të lehtësojnë përpjekjet e tyre në këtë drejtim. Përhapja e këtyre thashethemeve tmerrshme dhe sugjerimet nga mjetet e komunikimit masiv proqeveritare krijojnë një atmosferë urrejtjeje, e cila i hap rrugën mizorive të mëtejshme. Edhe një herë, dënoj pa asnjë ekuivok tentativën e grushtit të shtetit, çdo përpjekje për të organizuar një grusht shteti tjetër dhe madje edhe mendimet për një veprimi të tillë. Gjithashtu dënoj ashpër thashethet e përhapura në media që përgojojnë një lëvizje paqësore sociale për të justifikuar persekutimit e vazhdueshëm të pjesëmarrësve të saj”,- deklaron Gylen.

www.afsv.org

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?