Guvernatori i Kosovës: Është mirë për ne që Shqipëria të përdorë euron

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, në samitin rajonal të Ministrave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qendrore dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore që u mbajt në Beçiç të Malit të Zi, theksoi se sfida kryesore vijon të mbetet ruajtja e stabilitetit financiar. Për guvernatorin Fehmi Mehmeti, sektori financiar në Kosovë, është shumë stabël dhe me përmirësim të vazhdueshëm të rolit të tij në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në një intervistë që dha për Monitor gjatë konferencës, guvernatori Mehmeti për ne është mirë që Shqipëria të përdorë monedhën e përbashkët. Besoj edhe Kosova, me të gjithë vendet e tjera të Ballkanit, do të bëhen pjesë e BE-së dhe njëkohësisht do të kemi një valutë të vetme, tha ai. Më poshtë intervista:

Intervistë me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa u përket politikave monetare, si po e menaxhoni duke qenë se Kosova përdor monedhën e përbashkët?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju e dini që ne kemi euron si valutë zyrtare. Kjo në njëfarë mase ka avantazhet dhe përparësitë e veta dhe njëkohësisht ka të metat e veta. Mirëpo kahu anon më së shumti nga ana e avantazheve. Një prej përparësive të përdorimit të monedhës euro është se ekonomia e Kosovës nuk i ekspozohet rrezikut prej luhatjeve të kursit të këmbimit valutor. Të gjitha aktivet dhe pasivet e bankës mbahen në euro. Nga ana tjetër, kjo kufizon rolin e Bankës Qendrore të Kosovës për të pasur ndikimin e saj në faktorët makroekonomik, si dhe për të luajtur rolin si zëdhënësi i fundit. Deri diku, kjo çështje është zgjidhur, jemi në funksion të rritjes së rolit të Bankës Qendrore në këtë fushë. Ne kemi krijuar fondin e likuiditetit, nëse bankat paraqiten dhe kanë probleme, ky fond shërben për t’i mbështetur ato në rast se kanë vështirësi. Fondi është krijuar në bashkëpunim midis bankave tregtare, qeverisë dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

A do ta rekomandonit përdorimin e euros në Shqipëri si monedhë zyrtare, duke marrë parasysh edhe përdorimin e gjerë të saj në vend?

Vendet e Ballkanit janë pjesë integrale Europës. Faktikisht për ne është mirë që Shqipëria të përdorë monedhën e përbashkët. Të gjitha shtetet synojnë që të integrohen në Bashkimin Europian, dhe që përpos të tjerave, ka dhe valutën e vet zyrtare. Shqipëria po bën progres në përmbushjen e kushteve për të çelur negociata për anëtarësim. Besoj edhe Kosova, me të gjithë vendet e tjera të Ballkanit, do të bëhen pjesë e BE-së dhe njëkohësisht do të kemi një valutë të vetme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?