Guximi mafiozëve, i japin “mesazhet” publikisht

Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në banesën që ndodhet në zonë e Laknasit dyshohet se u qëllua disa herë me kallashnikov. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar pasi në shtëpi ndodheshin në gjumë fëmijët e mitur të gazëtares, e cila është marrë në mbrojtje nga policia.

Reagimet janë të shumta. Lufti Dervishi, shkruan në një postim në facebook, se guximi i mafiozëve ka mbërritur në pikën që i japin ”mesazhet” publikisht. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen që dyshohet se ka lidhje me detyrën e gazetares së kronikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Puna e gazetarit është publike, por guximi mafiozëve ka mbërritur në pikën që edhe ata t’i japin “mesazhet” publikisht.  Banditët që qëlluan sot mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, duhet të vihen para ligjit një minutë e më pare!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?