Habit gjyqtarja që ka 7 pasuri të paluajtshme: Më kanë vjedhur lekët që i mbaja për konsum të përditshëm
Banesa e gjyqtares së Shkallës së Parë në Durrës, Shpëtime Pitaku ka rënë pre e një grabitje. Ajo ka thënë se në dielën në mbrëmje kur ishin kthyer në banesë kishin gjetur derën të hapur dhe sendet me vlerë të vjedhura.
“Të dielën në mbrëmje kishim dalë me bashkëshortin dhe kur jam kthyer pas disa orësh gjeta të thyer derën e jashtme të banesës. Bëra denoncim në polici. Kanë marrë nje shume te vogel parash që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe disa buzhuteri. Nuk më kanë bërë dëm të madh”.
Në shtëpinë e gjyqtares rreth 2 mijë euro. Denoncimin gjyqtarja e ka bërë pikërisht atë ditë dhe kur ka ndodhur grabitja. Shpëtime Pitaku ka deklaruar se posedon 7 pasuri të paluajtshme, nga të cilat fiton dhjetëra mijëra euro në vit, pasi i ka dhënë me qira. Gjyqtarja e Durrësit deklaron një klinikë dentare, të cilën e ka dhënë me qira.
Pitaku deklaron edhe 5 lokale, të cilët gjithashtu i ka dhënë me qira. Vetëm nga një lokal me konstruksion druri, deklaron mbi 9 mijë euro në vit të ardhura nga qiraja. Një tjetër lokal e ka me vendodhje para Gjykatës së Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

