Habit inxhinieri Meçe: 99 % e objekteve që do të prishen, janë të para 90-s. Nuk ka mafiozë

Inxhinieri Arben Meçe ka habitur me deklaratën e tij në studion e emisionit “360 gradë”, duke thënë se 99 % e objekteve që do të prishen në Durrës, janë të para 90-tes.

Arben Meçe: Për dijeni të opinionit 99 përqind e objekteve që do të shemben në Durrës janë ndërtime që i përkasin periudhës para 90, pa filluar demokracia. Çka do të thotë se i ka ndërtuar shteti. Nuk ka fare mafiozë. Unë ta ndërtoj alibinë e mafiozëve në Shqipëri si të duash, por nuk mund ta vendos argumentin tim, logjikën time në një realitet që nuk ekziston. Në Durrës ta dini, ka objekte që do të shkatërrohen që nuk kanë lidhje me ekonominë e tregut.  

SHKARKO APP