Hahn: Për shkak të problemeve që ka Shqipëria nuk duhet të dëmtohet dhe Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet vetëm se disa vende të BE-së kanë probleme me Shqipërinë. Ky është paralajmërimi që lëshoi sot Komisioneri Europian për zgjerimin, Johannes Hahn.
Në një intervistë për gazetën ”Wiener Zeitung”, Hahn duke u ndalur në këtë argument tha edhe se në rastin e Shqipërisë ndryshe nga vlerësimet për Maqedoninë e Veriut, ka më shumë kritika, për shkak të situatës. ”Në rastin e Shqipërisë, gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri-opozitë”.
I pyetur nëse dy vendet mund dhe a duhet të ndahen nga njëra-tjetra në vendimmarrjen për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ky proces të bëhet vetëm për njërin shtet, Hahn tha se kjo duhet të ndodhë pasi përparimi i çdo vendi është i ndryshëm. Në fund të këtij argumenti ai bëri dhe një tjetër pohim pesimist për negociatat. “Merret ose jo tani vendimi për negociatat, në të dyja rastet çelja e tyre reale do të marrë vite”. /noa.al/
KOHA JONË SONDAZH

