Hahn: Shqipëria ka bërë progres me reformën në drejtësi
Mesazhe inkurajuese për Shqipërinë vijnë nga BE lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi dhe ecurinë e procesit të reformave me qëllim çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes komisionerit për zgjerimin Johannes Hahn, shefes së politikës së Jashtme, Federica Mogherini, raportusit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein dhe eurodeputëve Eduard Kukan e David McAllister, kanë dominuar mesazhet pozitive për implementimin e një prej reformave kyçe të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Në tryezën e nivelit të lartë u diskutua për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka vlerësuar reformën në drejtësi, ndërsa është shprehur edhe lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi. Duam një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, shprehet Hahn.
Në këtë takim është theksuar gjithashtu se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve për çeljen e negociatave.
“Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve”, thekson raporti i Komitetit për Punët e Jashtme, me raportues Knut Fleckenstein, paraqitur më datë 16 Tetor 2018.
KOHA JONË SONDAZH

