Hajdari flet si Rama: Zgjedhje më 30 qershor

Deputetja Rudina Hajdari, në fjalën e saj të parë si kryetare e grupit demokrat, tha se grupi i saj është për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit. Pasi kritikoi vendimin e partisë që i ka mandatin e deputetes dhe pasi theksoi se kjo qeveri nuk është më e mira, kërkoi mbështetjen e demokratëve.

Duke iu drejtuar deputetëve të “saj”, Hajdari tha se duhet të nisin nga përgatitjet, që të mos lënë asnjë demokrat të papërfaqësuar në parlament.

“Nuk jemi dakord që të bojkotojmë, koha nuk është në favorin tonë. Bojkoti nuk është një mjet demokratik. Duhet të përgatitemi, për të shpalosur një alternativë tonën. Ftoj çdo lloj demokrati që të na përkrah në këtë iniciativë, që t’i hapim rrugën për një garë reale dhe t’i japim fund këtij sistemi që ka kalbur demokracinë në vend”, tha Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?