Hajdari kthehet nga pushimet dhe krahason veten me Ditmir Bushatin

Deputeja që refuzoi të djegë mandatin e PD, Rudina Hajdari ka ironizuar zërat nga PD-ja që kanë vlerësuar Ditmir Bushatin, si një mendim ndryshe nga PS-ja.

Hajdari i krahason qëndrimet e saj kundër PD për djegien e mandateve, njëlloj me mendimin ndryshe të Ditmir Bushatit në PS. Kujtojmë që mos djegia e mandatave nga Hajdari dhe të tjerë zgjati qeverisjen e Ramës dhe po legjitimon gjithë problemet që janë denoncuar nga opozita, por dhe nga ndërkombëtarët.

“Ata që nuk lanë gjë pa më sharë e akuzuar mua, kur vendosa të mos djeg mandatin, tani ju ra goja duke thënë se sa e vlersojnë Bushatin, si një zë ndryshe brenda Partisë Socialiste. Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike”, shkruan Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?