Hajdari: Lirimet për personat e dënuar për krim të organizuar, t’i kalojnë SPAK

Për ish-prokurorin, Shkëlqim Hajdari, lirimet me kusht përpara kohe për personat e dënuar për krim të organizuar, duhet t’i kalojnë për kompetencë SPAK dhe gjykatave përkatëse.

I ftuar në ”Real Sroty” në ”News24”, Hajdari u shpreh se SPAK si strukturë, është më e mbrojtur nga presionet e mundshme të krimit të organizuar dhe punonjësit e saj kanë paga më të mira, e në këtë mënyrë sipas tij zhbëhet korrupsioni.

Ndër të tjera, Hajdari tha për krime më të lehta gjykatat duhet të japin vendime më liberale.

“Duhet bërë një ndryshim ligjor. Nuk duhet bërë lirimi i parakohshëm me kusht, sepse historia tregoi se janë vuenrabël përballë presionit që i vjen nga krimi i organizuar. Ne duhet të bëjmë një ndryshim ligjor, që lirimi i parakohshëm me kusht për krimet e rënda, t’i bëjë po SPAK. Këtë ide e kam reflektuar gjatë gjithë kohës, pasi personat që janë dënuar ashpër bëjnë krim dhe brenda.

SPAK është i mbrojtur. Presionet që vijnë nga grupet kriminale janë më të pakta pasi struktura është më e mbrojtur, punonjësit janë më të paguar dhe kanë në dorë subjekte që janë në hetim jashtë. Kjo përbën sens mendoj unë. Do të ishte pozitive që për krimet e tjera duhet të ketë dënime më liberale dhe për këto lirime, për gjykatat përkatëse të mbetet po kjo skemë që është”, u shpreh Shkëlqim Hajdari.

SHKARKO APP