Hajdari: Rama kërkon t’i mbyllë gojën një familje që ka humbur fëmijën e vet, nuk është më kryeministri im
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Aleks Hajdari ish-drejtor Policisë së Durrësit u shpreh se Rama me pensioni ndaj familjes Rasha ka kërkuar që t’i blejë ata.
Hajdari: Nëse Rama do të japë mesazhe që mund të blejë dhe mund të shesë, ai nga sot nuk është më kryeministri im. Perceptimi që krijohet është ai që do t’i mbyllë gojën një familje që ka humbur fëmijën e vet.
Nuk mund të preket një gazetar në raportim. Edhe nëse nuk je gazetar dhe nuk nëse nuk po kryen krim, nuk ke pse ta shoqërosh, qoftë edhe një qytetar i thjeshtë.
KOHA JONË SONDAZH

