Hajdari: Të eliminojmë partitë e vogla, nuk bëjnë asgjë
Rudina Hajdari, deputetja e PD-së e cila refuzoi dorëzimin e mandatit, sot në seancën plenare, përpos reagimit për Reformën Zgjedhore ka ”goditur” partitë e vogla.
Ajo propozon eliminimin e partive të vogla. Sipas saj, ata nuk luajnë asnjë rol dhe marrin fonde pa asnjë kontribut nga taksapaguesit.
”Dua të propozoj eliminimin e partive të vogla. Rrinë aty pa asnjë rol, vetëm me një person, s’kanë asnjë shtrirje, nuk bëjnë asgjë dhe marrin fonde nga taksapaguesit shqiptarë”, tha deputetja Hajdari.
KOHA JONË SONDAZH

