Hajdarmataj: Lidhja e Saimir Tahirit me grupin e Habilajt, jo vetëm fisnore por edhe biznesi

Ish- drejtuesi i policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj, shprehet se të gjithë vrasjet që po ndodhin janë të mirë organizuara.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Hajdarmataj  thotë se Policia nuk ka një strategji të qartë se si t’u përgjigjet këtyre situatave.

“Të gjitha këto vrasjet e tipit mafioz, të gjitha këto vrasje janë të tipit të mirë organizuara. Porositësi ose ai që organizon krejt skemën ose ai që merr vendimin për eliminim e kundërshtarit është shqetësim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka një strategji të policisë së shtetit se si t’i përgjigjet kësaj situate. Vrasja në Shkodër në një farë mënyre ka qenë e paralajmëruar, sepse ka qenë një person në kërkim. Si ka mundësi që kriminelët e gjejnë këtë person të shpallur në kërkim e ti si shtet jo”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me dënimin e  grupin “Habilaj”, ai shprehet se Saimir Tahiri përveç lidhjeve farefisnore kishte edhe lidhje biznesi. Sipas tij edhe pse ishin në të njëjtën grup morën dënime të ndryshme, duke shtuar se këtu ka gisht politika.

“Fatmirësisht kishim përgjimet e italianëve që u bë e mundur që grupi i Habilajve të dënohej.  Këtu ka një hije të madhe dyshimi, kemi Samir Tahirin. Prandaj po them se grupi kriminal ka një mbështetje politike.

Unë mendoj se Tahiri duhet të ishte në këtë grup. Dihet botërisht se lidhja e Tahirit me Habilajt, përveç lidhjeve farefisnore ka qenë edhe lidhje biznesi, mjafton të përmendim faktin se makina e tij kalonte pa u kontrolluar.  Të gjithë janë brenda një vorbulle dhe në fund të fundit marrin dënime të ndryshme. Të gjitha vrasjet që po ndodhin po ndodhin për shkak të trafikut të drogës. ”

Vrasja në Shkodër

Ish- drejtuesi i policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj, ka folur në lidhje me vrasjen e  Endri Mustafës, ditën e djeshme në zonën e Livadeve në Shkodër.

Hajdarmataj, shprehet se autorët kanë dashur të nxjerrin informacion teksa shton se ishte një vrasje e organizuar.

“Autorët kanë pasur kohë të merren me viktimën. Autorët e krimit kanë dashur të nxjerrin një informacion nga viktima, pastaj nëse ia kanë arritur qëllimit apo jo mbetet për t’u parë. Mënyra e ekzekutimin është një mesazh, ndoshta për lidhje e viktimës. Shyqyr që marrim informacione nga mediat se nga ana e policisë dhe prokurorisë shqiptare jemi gjithmonë në kuadrin e mungesës së informacionit.

Policia asnjëherë  nuk sqaron rrethanat për ngjarjen. Në këtë vrasje janë të përfshirë dy tre fise   ose të paktën policia ka shpallur një person në kërkim, i cili është me rekorde kriminale. E shoqja jep deklarata për një fis tjetër që ne e shohim se ka qenë i përfshirë thellë në politikë.”

Më tej, ai thotë se pas vrasjes së Shkodrës, po edhe vrasjeve të tjera fshihen personazhe që kanë lidhje me politikën.

Ai thotë se nëse krimi bashkëpunon me politikën bëhet më i fuqishëm.

Janë personazhe e botës së krimit të përfshirë me lidhje politike dhe kjo e bën më të mistershme situatën. Ishte krimi organizuar. Në tërësi krimi i organizuar fuqizohet kur ka mbështetje politike. Krimi në bashkëpunim me politikën bëhet shumë i rrezikshëm, sepse politika është ajo që ushqen krimin ose më mirë të themi se politika është partner me krimin, nëpërmjet strukturave të saj. Policia është e pafuqishme që të godasë.

Këta kriminelë darkojnë, drekojnë, ndajnë para me pushtetarët  dhe pastaj bëhen shumë të fuqishëm sa një ditë do ta godasin edhe vetë pushtetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?