“Hajdutët e Energjisë”/ Policia: Në 10 ditë, 4.359 lidhje të paligjshme, arrestohen 270 persona

Sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme, nga data 28 tetor kur nisi operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin, deri në 6 nëntor, janë arrestuar 270 persona, nga të cilët 234 pronarë biznesesh.  Në këto 10 ditë, janë shpallur në kërkim 99 shtetas për abuzim apo vjedhje të energjisë elektrike,  23 punonjës të OSHEE-së janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Policia e Shtetit në 12 qarqet ka mbështetur në 8.826 raste OSHEE, për të kryer verifikime dhe kontrolle.  Ndërkohë, janë ndërprerë 4.359 lidhje të paligjshme dhe të abonentëve debitorë.

 

Rama: Ndihmë e mrekullueshme për të moshuarit përmes biznesit social

Tashmë të moshuarit do të kenë një shtëpi të standardeve europiane.

 “Shtëpia e Zotërinjve” është azili i të moshuarve i çelur së fundmi në kryeqytet, në formën e një biznesi social me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Yunus.

Për të çelur këtë qendër ishte dje i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Cmimi Nobel, Muhamed Yunus.

Çeljen e këtij azili Kryeministri Rama e ka cilësuar si një ndihmë e mrekullueshme për të moshuarit përmes biznesit social.

Me anë të një postimi në rrjein social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan: “Në Shtëpine e Zotërinjve në Tiranë me fituesin e Çmimit, Nobël Muhamed Yunus, një shtëpi e standardeve europiane që ofron shërbime për të moshuarit, e ndërtuar në formën e biznesit social me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Yunus”.

 

 

SHKARKO APP