Hajdutët rilindas!
-SPAK-u u krijua të arrestojë pushtetarët dhe shtetarët që vjedhin buxhetin e shtetit apo që bashkëpunojnë me mafien, por akoma nuk po heton gjithë këto afera të mëdha korruptive.
-Kur mbeten edhe 59 ditë nga data e zgjedhjeve, qeveria po nxiton të firmosë për oligarkët, shitje pronash publike, leje ndërtimi, kulla në mes të Tiranës, tendera, koncesione dhjetëravjeçarë dhe çdo lloj afere të mundshme, duke rrjepur buxhetin e shtetit. Qeveria dhe Parlamenti janë kthyer në zyra biznesi që firmosin si të ishin subjekte private, dokumente që u kushtojnë taksave të qytetarëve miliarda euro. Kjo është kriminale, pasi po nxitojnë të vjedhin edhe në ditët e fundit të pushtetit.
Kur mbeten edhe 59 ditë nga data e zgjedhjeve, qeveria po nxiton të firmosë për oligarkët, shitje pronash publike, leje ndërtime, kulla në mes të Tiranës, tendera, koncensione dhjetra vjeçarë dhe çdo lloj afere të mundshme, duke rrjepur buxhetin e shtetit. Qeveria dhe Kuvendi janë kthyer nga garantues të ligjeve dhe interesit publik, në zyra biznesi që firmosin si të ishin subjekte private, dokumente që u kushtojnë taksave të qytetarëve miliarda euro. Rasti më i fundit dhe flagrant u denoncua dje nga Presidenti Ilir Meta dhe lidhet me kontratën koncesionare të Aeroportit të Rinasit. Brenda një dite, ministritë e linjës, qeveria, komisionet parlamentare dhe Parlamentit kanë miratuar kontratën. Brenda një ditë, siç rezulton dhe në dekretin e kreut të që ktheu sërish në Kuvend kontratën, është vendosur aeroporti si pasuri publike të jepet me koncesion për 40 vite. Koncesoni është dhënë pa garë dhe në shkelje të gjithë procedurave ligjore. Ndërkohë që kemi të bëjmë me një sektor ku veç interesit ekonomik lidhen dhe interesat e sigurisë kombëtare, procedurat e ndjekura për këtë kontratë duhet të ishin marrë me kohë në shqyrtim nga institucionet e drejtësisë. “Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë brenda një kohe rekord duke dhunuar të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore. Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare nuk merr në analizë interesin publik, që përfshin si sigurinë kombëtare, sigurinë për ofrimin e një shërbimi të pandërprerë e të pacenuar aeroportual, ashtu si dhe interesin financiar të vendit. Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë pa një analizë shteruese mbi seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e besueshmërinë financiare të shoqërisë që ka blerë aksionet e infrastrukturës së vetme funksionale aeroportuale ndërkombëtare në vend”,- tha ndër të tjera në deklaratën e tij kreu i shtetit për ketë koncesion. Edhe pse janë disa ministri që janë përfshirë në këto shkelje ligjore, deri dje askush nga qeveria “Rama” nuk dha një shpjegim për denoncimin që ka bërë kreu i shtetit. Marrëveshja kaloi pa transparencë dhe mesa duket Rilindja do t’a kalojë sërish në Kuvend në mënyrë të fshehtë. Rasti i aeroportit të Rinasit është vetëm një nga kontratat e fundit që ka kaluar me nxitim nga qeveria “Rama”. Vendimet e qeverisë javë të fundit kanë vetëm çështje që lidhen me ndërtimet. Nën argumentin e projekteve për ngritjen e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, por tjetërsohen prona publike në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe po kalojnë trualle ndërtimi në favor të oligarkëve. Justifikimi se po punohet për banorët e dëmtuar nga tërmeti është thjesht mashtrimi i radhës. Projektet e bashkive në këto zonë janë për ndërtime private që nuk kanë lidhje me tërmetin. Ndërkohë koncesionet e tjera duke nisur nga ai kartave të identitet, patentave, kolaudimit të mjeteve dhe kompanive të naftës dhe sektorit minerarë janë duke u hartuar me shpejtësi. Të gjitha procedurat po bëhen në mënyrë sekrete. Në Komisionet e Parlamentit vendimet vijnë vetëm pak orë para se të mbahet seanca e radhës dhe deputetët, të PS dhe ata që vetëquhen opozitarë dhe kandidojën për PS, votojnë me sy mbyllur për çdo letër që u vjen nga qeveria. Në shumicën e dokumenteve jo rastësisht mungon emri i Edi Ramës. Duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, gjithë dokumentet problematike që nesër mund të çojnë në burg qeveritarë dhe zyrtarë të shtetit, shmangin përgjegjësinë direkte të Edi Ramës. Votimet më pas bëhen në Kuvend dhe përgjegjësia nuk është më individuale, por kolektive e institucionit. Në këtë mënyrë, Kuvendi dhe qeveria ka kohë që nuk miraton ligje, por akte vjedhjesh dhe kontrata korrupsioni të pastër. Arsyeja e nxitimit të qeverisë për të dhënë tendera dhe për të shitur çdo gjë është e thjeshtë. Zgjedhjet janë afër dhe humbja e sigurt e pushtetit i bën që të kryejnë me shpejtësi vjedhjet e fundit.
Mili Xhani
KOHA JONË SONDAZH

