Hajduti i kabllove elektrikë kapet duke vjedhur rroba në një qendër tregtare
Një 31-vjeçar, banues në Patos, është arrestuar në flagrancë nga policia duke vjedhur në një qendër tregtare në Fier. Në pranga ka rënë shtetasi F.G.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në një qendër tregtare në Fier, dyshohet se ka vjedhur disa rroba por është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke tentuar të largohej” thotë policia.
Policia shton se i riu është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
-Në datë 04.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen “Kryengritja”.
-Në datë 07.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen “8 Shkurti”.
-Në datë 09.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në qytetin e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.