Hajduti që kryen tre grabitje brenda tre orëve!
Pasditen e sotme një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Fushë-Krujë në një pikë karburanti.
Sipas burimeve një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.
Sipas burimeve policore dyshohet se autori ka kryer të paktën 2 grabitje përgjatë pak orëve.
Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë , ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë.
Nè afèrsi tè Tapizës ka kërcënuar taksistin duke marrë vetè drejtimin e makinës ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marë paratë dhe celularin.
Pasi ka vjedhur taksistin autori ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.
Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.
Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

