Hajduti shkon të grabisë banesën, gjendet i vdekur, i ngecur në derë

Një 47-vjeçar në Fier ka humbur jetën gjatë tentativës për të vjedhur një banesë në lagjen 8 shkurti në qytetin e Fierit. Në banesën që tentoi të grabisë nuk kishte asnjë person, pasi pronari U. Hile ndodhej jashtë në Greqi për të festuar pashkët tek fëmijët.

Grabitësi, I. Zarka 47 vjeç, fillimisht ka thyer xhamin e derës së tualetit, por më pas ka tentuar të futet brenda në banesë.

Ai ka thyer xhamin e derës kryesore dhe ka tentuar ta hapë atë, duke u futur me një pjesë të trupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet se në çfarë rrethanash, por grabitësi është gjetur i ngecur në derë. Ka qenë një komshi që kujdesej për banesën, që e ka gjetur hajdutin të pajetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vëllai ka ikur ka një muaj në Greqi te fëmijët. Para dy ditësh isha këtu, kontrollova nuk kishte gjë. Kalon një komshi që vjen çdo ditë për të ushqyer qenin. Kishte gjetur një person këtu në dritare, me vrap kishte lajmëruar policinë, lajmëroi edhe vëllanë. Erdha këtu, policia bëri verifikimet. Fillimisht kishte thyer xhamin aty, s’kishte gjeturi gjë, ka ardhur te dritarja e shtëpisë, ka tentuar të futet aty, ka ngecur gjysmë trupi, as nuk dilte asgjë. Në mëngjes, komshiu erdhi dhe e gjeti të vdekur”, tregon, vëllai i pronarit të banesës.

Trupi i pajetë u të riut është dërguar në morgun e Spitalit të Fierit dhe do të t’i nënshtrohet një autopsi për shkaqet e vdekjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?