Hakerat dhe bisedat tona në WhatsApp

Pas informacioneve sekrete që dolën për shqiptarët nga sistemet e shtetit, a është real sulmi mbi rrjetin social WhatsApp të 540 mijë shqiptarëve? Është eksperti i njohur i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili deklaron se bisedat e 540 mijë shqiptarëve që përdorin aplikacionin WhatsApp janë tashmë në “shesh” dhe po shiten.

Por Tomi Kallanxhi, thotë se kemi të bëjmë me një mashtrim. Për ekspertin e IT-së është e pamundur që hakerat të futen në telefonat e mbi 540 mijë shqiptarëve dhe të vjedhin bisedat.

“Jo është pothuajse e pamundur, nuk është se WhatsApp është një softwere ku gjithë të dhënat tona ndodhen në një server. Është e pamundur kjo gjë që vetë nuk i ruan bisedat vetë, janë të ruajtura vetëm në telefonat tona. Gjithmonë njerëzit duhet të kenë kujdes sidomos atë kodin me 6 shifra që na vjen për të verifikuar një numër të caktuar telefoni. Në darkweb shumica e gjërave mund të jenë edhe mashtrime”.

Marrja e llogarisë “WhatsApp” nuk mund të bëhet pa ndërveprimin tuaj me autorin apo pa patur autori të drejta përdorimi në telefonin tuaj.

SHKARKO APP