Hakerat sulmojnë sistemin e palës maqedonase, bllokohen qindra mjete në pikën e kalimit në Qafë Thanë

Bllokohen 118 mjete te vogla dhe mbi 20 kamiona në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Bllokimi ka ardhur për shkak të hakerimit të sistemit tek pala maqedonase.

Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit dhe kjo procedurë ka krijuar vonesa dhe radhë në kufi. E njëjtë është situata edhe në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës.

Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.

SHKARKO APP