Hakerat zbërthejnë faqen e mafias shqiptare: 38 porosi për vrasje

Hakohet portali ‘Dark Web’ i grupit mafioz shqiptar, që quhet Besa. Zbulohen 38 porosi për vrasje dhe fotografitë e 60 shënjestrave. Kjo faqe përmbante 2 skeda CSV me2,682 mesazhe.

Për më tepër, të dhënat përmbanin një skedë ZIP që kishin 60 fotografi që mendohen të jenë persona të shënjestruar. Hakeri gjithashtu nxori fjalëkalimin e administratorit të faqes, së bashku me të dhënta e 330 llogarive në këtë faqe.

Të dhënat e llogarive të përdoruesit përfshinin informacione si emër përdoruesi, fjalëkalime me nivel të lartë sigurie, adresa të postës elektronike (e­mail), të dhëna të hyrjes në llogari, dokumente identifikimi përdoruesish dhe statuse të përdoruesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faqja u zbërthye nga një haker që njihet me emrin bRpsd. Të dhënat u ngarkuan në internet në faqen Files.fm më 23 prill, duke kaluar më tej në shërbimin Siph0n, gjë që u vu në pah fillimisht nga Risk Based Security. ‘Softpedia’ gjithashtu shkarkoi të dhënat dhe u verifikoi përmbajtjen, transmeton BW.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besa Mafia është emri i organizatës më të madhe kriminale në Shqipëri. Organizata është shumë aktive në Evropë por ka pasur gjithashtu veprimtari edhe në kontinentet e tjera. Detajet e nxjerra nga hakeri për përdoruesit dhe fjalëkalimi i administratorit të faqes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?