Hakerimi i të dhënave, eksperti: Ne mund të klonohemi…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për veprimtaritë e fundit të hakerave iranianë. Karamuço është shprehur se aq shumë sa ka shkuar vjedhja e të dhënave, ne mund të klonohemi. “Ne mund të kolonohemi, aq shumë ka shkuar vjedhja e të dhënave tona”.
21 maj 2021, është data kur në sistemet sekrete shqiptare u vodhën të dhënat e para. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve të vendit tonë, ndodhi për shkak të një serveri të pa-përditësuar duke u kthyer për hakerat në një portë hyrëse.
Rasti më freskët i publikimit të të dhënave sekrete, ka qenë dy ditë më parë ku grupi ‘Homeland Justice’ ka publikuar një listë më 1081 faqe ku janë listuar të dhëna të qytetarëve shqiptarë të pajisur me leje drejtimi.